Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi në mesnatë i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit, Fran Prendi. A2 CNN mëson se viktima Klaudio Prendi kohët e fundit kishte disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia. Ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti.
Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra raporton se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.
Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës.
(A2 Televizion)