Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Nga Artin Halili
8 Dhjetor 2025, 11:23 | Kronikë

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17 në Korçë.

Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, shkruan A2 CNN.

Mësohet se burri i kishte ndërruar jetë, ndërsa djali ndodhet në burg, prej vitesh e moshuara nuk dilte nga shtëpia.

Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos