Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht 8 persona në Elbasan

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 11:58 | Kronikë

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj 8 personave, të cilët fshihnin  të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër.

"Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

"Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit A. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", shton më tej njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos