SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja i jep të drejtë Onejda Ymerit: U cenua liria

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 19:40 | Kronikë

SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja i jep të drejtë Onejda

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i janë cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës, shkruan A2 CNN.

Pas një seance prej 7 orësh, Gjykata Kushtetuese pranoi që është cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës së Onejda Ymerit, sepse ajo nuk ka qenë vetë nën hetim penal apo e akuzuar.

Në vendim thuhet se SPAK duhet të fshijë menjëherë kopjet e korrespondencës që nuk kanë lidhje me hetimin, në kuadër të të cilit i është sekuestruar celulari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos