Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Nga Rigels Malile
30 Korrik 2025, 10:04 | Kronikë

Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka shpallur fajtor ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, duke zbritur nga gjashtë në katër vite burg dënimin për të.

Taçi akuzohet për dy vepra penale, atë të mashtrimit dhe falsifikimit. Kryesuesja e seancës gjyqësore Valdete Hoxha ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për dënimin e zyrtarit, duke ndryshuar vetëm masën e dënimit që kishte dhënë kohë më parë Gjykata e Faktit në Gjirokastër e cila i kishte akorduar 6 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar pasi Taçi pranoi që kishte konsumuar veprat penale dhe shkaktuar dëm të qytetarëve dhe shtetit.

Duke parë se Taçi pati kërkuar gjykim të shkurtuar, ai do të qëndrojë në burg për 2.8 vite. Prej kësaj zbritet dhe koha e vuajtur në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës, ndaj ish-drejtorit tw Kadastrës së Gjirokastrës i mbetet më shumë se 1 vit e gjysmë që të vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Pritet nga momenti në moment urdhër-ekzekutimi nga prokurori i çështjes që Florian Taçi të hyjë për herë të parë në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin e ngelur me 1.8 vite burg ndërsa deri më tani ka vuajtur dënimin në banesë.

Sakaq, për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në aferat e paligjshme Alban Memisha u la në fuqi dënimi me 4 vite burg, por që do të vuajë 2.5 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë u la i lirë nga akuzat Julian Nakuçi për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte dhënë vendimin për detyrim paraqitje me 8 muaj.

Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër dhe Alban Memisha punonjës në këtë institucion, u arrestuan në flagrancë në një aksion blic më 28 shkurt të vitit 2024 pasi u gjetën duke përpiluar tapi të falsifikuara në zyrën e ish-zyrtarit pranë Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Taçi kishte akses të plotë në serverin qendror të Kadastrës së Shqipërisë nga ku penetronte me dëshmitë e pronësive duke u dhënë prona me vula dixhitale personave të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos