Tragjedi shqiptare në Zakynthos, pitbulli i merr jetën fëmijës 2 vjeç

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2025, 22:06 | Kronikë

Tragjedi shqiptare në Zakynthos, pitbulli i merr jetën

Një tragjedi e rëndë ka goditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën pasi u sulmua brutalisht nga qeni pitbull i familjes, në fshatin Agios Leontas. Sipas mediave greke, prindërit, babai shqiptar dhe nëna britanike, ishin larguar për pak kohë për të blerë ushqime. Pas kthimit, i mituri kishte dalë nga sytë e tyre dhe ishte afruar tek një pemë ku ishte lidhur qeni, i cili u sulmua menjëherë në mënyrë fatale.

Babai, i tronditur, tregoi se qeni ishte endacak dhe se familja kishte vendosur ta strehonte. “E mora që të kishte një vend ku të rrinte… dhe ai më hëngri fëmijën”, tha ai me lot në sy për mediat greke. “Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi ai, duke përshkruar momentet e fundit tragjike.

Prindërit e transportuan menjëherë vogëlushin në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtonte. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kanë ndaluar prindërit deri në përfundim të procedurave ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos