Gara për drejtuesin e ri të BKH, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 11:04 | Kronikë

Gara për drejtuesin e ri të BKH, skualifikohen 6 nga 13

Janë skualifikuar nga gara për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit 6 nga 13 kandidatët.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se shkak i skualifikimit është bërë mospërmbushja e kritereve formale.

Kujtojmë se SPAK çeli garën për drejtuesin e ri të BKH-së, pasi mandati i Aida Veizaj (Hajnaj) përfundon në 31 gusht.

Veizaj u emërua në krye të BKH-së në 30 korrik 2020 me një mandat 5-vjeçar, raporton A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos