Ngacmoi seksualisht të miturën, kapet i moshuari në Berat

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 09:34 | Kronikë

Ngacmoi seksualisht të miturën, kapet i moshuari në Berat

Policia e Beratit bën me dije se ka vënë në pranga një 64 vjeçar nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve.

Nga sa mësohet në komunikatën  e policisë së këtij qarku, i moshuari Xh.A. dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçe.

Kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë bërë kallëzimin në polici, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos