Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. A2 CNN mëson se 40-vjeçari Ergyst Shtylla ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar me thikë nga një shtetas ende i pa identifikuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës, ku një person ende i paidnetifukuar për policinë ka qëlluar tri herë 40 vjeçarin Ergyst Shtylla duke e lënë të plagosur rëndë.
40 vjeçari Shtylla ndodhet aktualisht në sptialin e Korçës në sallën e reanimacionut ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që dy persona mësohet të jenë shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur në Bulevardin "Republika" në Korçë.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(A2 Televizion)