Gjenden mbi 7 kg kanabis në Kurbin, arrestohet 62-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 09:25 | Kronikë

Policia në Kurbin ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili posedonte lëndë narkotike, me qëllim shitjen në doza.

Autoritetet kanë gjetur të fshehura në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë kanabis. 

I arrestuari i ndaluar në operacionin “Streha” rezulton me precedent për disa vepra penale.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos