Sherri me armë pranë mbikalimit të Rinasit, shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 08:55 | Kronikë

Sherri me armë pranë mbikalimit të Rinasit, shpallet në

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një 26-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, raporton A2 CNN.

Policia gjithashtu ka arrestuar vëllain e 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.         

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin: Genc Mena, 32 vjeç, banues në Domje.

Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi Josif Mena, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme”, tha policia. 

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos