Gjendet e pajetë në Durrës 26-vjeçarja ruse

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 16:01 | Kronikë

Gjendet e pajetë në Durrës 26-vjeçarja ruse

Një 26-vjeçare ruse është gjetur e pajetë në një banesë në Durrës. Policia njofton se ajo ëhstë gjetur në lagjen 13 të qytetit bregdetar në banesën që marrë me qira ditore nga një shtetase çeke.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.

26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos