Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar protestën e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Protestat është e disajta radhazi dhe mbahet në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’, pranë ambienteve të instiucionit arsimor.
Protesta e radhës është caktuar të mbahet të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.
Martin Cani u vra nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, ku mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçe.
Kujtojmë se gjatë protestave të mëparshme, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Vrasja e Martin Canit hapi një debat të madh në publik mbi sigurinë dhe ndikimin e rrjeteve sociale te shoqëria.
(A2 Televizion)