Në kërkim për vepra të rënda, kapet i shumëkërkuari në Muriqan

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 11:48 | Kronikë

Në kërkim për vepra të rënda, kapet i

Një shtetas malazez është arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Muriqanit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.

Në njoftimin e policisë për këtë rast, mësohet se është arrestuar A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi, i akuzuar për veprat penale “përdhunim dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Interpol Paris, pasi  Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos