Gjendet i pajetë në banesë 33-vjeçari në Gjanç të Korçës

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 08:34 | Kronikë

Gjendet i pajetë në banesë 33-vjeçari në Gjanç

Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Gjanç të Korçës. Policia njofton se viktima dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjahu.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte). 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos