Një 61-vjeçar në Moglicë të Maliqit ka humbur jetën pasi mjeti bujqësor që po drejtonte është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, shkruan A2 CNN.
Informacion paraprak:
Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.
Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit. (A2 Televizion)