Një burrë i moshuar, identiteti i të cilit është Xh.M, rreth 81 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Zall Bastar.
Trupi i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët e njoftuan menjëherë policinë për ngjarjen. Sipas informacioneve të para, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, por megjithatë hetimet po vijojnë.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e ndërrimit të jetës së tij. Po ashtu, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të verifikuar çdo mundësi, përfshirë edhe shkaqe natyrore. (A2 Televizion)