Gjirokastër, zjarr i madh në masivin e pishave

Nga Rigels Malile
29 Korrik 2024, 12:50 | Kronikë

Gjirokastër, zjarr i madh në masivin e pishave

Shpërthen zjarri tek masivi i pishave në lagjen Gërhot, në Gjirokastër.

Zjarrfikësit konstatuan vatrën e zjarrit e cila po përhapej me shpejtësi, duke marrë drejtimin verior.

Aktualisht, janë aktive dy vatra zjarri. Gjithë efektivi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion.

Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vijnë edhe forcat vullnetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos