Shpërthimi me pasojë vdekjen në portin e Sarandës, policia zbardh ngjarjen

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 11:44 | Kronikë

Shpërthimi me pasojë vdekjen në portin e Sarandës, policia

Policia e Sarandës ka zbardhur arsyen e vdekjes së një 52-vjeçari në portin e Sarandës, pas shpërthimit të një lënde plasëse në 24 qershor.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t'i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit”, lexohet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos