Dosja "Gërdeci", Mediu: Zyrtarë të lartë të FA nuk kanë zbatuar detyrimet

Nga Armand Bajrami
22 Prill 2025, 11:47 | Kronikë

Dosja "Gërdeci", Mediu: Zyrtarë të lartë të

Në seancën e së martës të dosjes “Gërdeci” në GJKKO, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi të shfaqë kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve që kanë përpiluar akt-ekspertimin tekniko-ushtarak.

Sipas ish-ministrit, trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes, shkruan A2.

"Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes", tha Mediu.

Sipas tij, SAC nuk kishte vetëm demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të paefektshëm dhe të parrezikshëm.

"SAC ka kryer demontim, duke mos kthyer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA", tha Mediu. Ai shtoi më tej se FA e ka pasur detyrë mbikqyrjen.

"Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja", nënvizoi ish-ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos