Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg Thoma Mastorën, vrasësin e çiftit Ilia në Dropull.
Kryesuesja e seancës, Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelli, prokurores së çështjes, e cila ka sqaruar të gjithë ngjarjen e të premtes së kaluar kur Mastora kreu krimin monstruoz dhe ofruar provat materiale e shkencore.

Autori i dyshuar i vrasjes, Thoma Mastora
Musabelli kërkoi “burg pa afat” për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi në seancë ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm, pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.
Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli, e cila dha masën e arrestit “burg pa afat”. (A2 Televizion)