Vrasja e çiftit në Dropull, bashkëshortja e autorit të dyshuar: E kam denoncuar 2 herë në polici

Nga Rigels Malile
6 Maj 2024, 13:44 | Kronikë

Bashkëshortja e Thoma Mastorës, i cili akuzohet se i mori jetën çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia nga Bodrishta e Dropullit, ka konfirmuar për mediat se 69-vjeçari ishte i dhunshëm dhe se ajo e priste një akt të tillë prej tij, por jo mbi fqinjët e tyre.

“Te vetja ime e prisja. Le ta bënte, hallall. Le të shkoja unë. Jo bota, të keqen. Bota nuk më ka faj mua. Erdhi policia e mori këtu, unë ika nga shtëpia. Më çoi policia te byrazeri që u gdhiva unë. E morën atë pa erdha unë në shtëpi”, tha 73-vjeçarja Eftiqia Mastora.

E pyetur se sa herë e ka denoncuar bashkëshortin për dhunë në policia, ajo u përgjigj: “Dy herë!”.

“Dy herë. Njëherë më ka ndjekur në Gjirokastër kur dilnim në këmbë.”

Ajo shprehet se nuk është në dijeni të debateve apo zënkave të mëhershme mes 69-vjeçarit dhe çiftit të të moshuarve.

“Unë nuk di gjë, ku ta di unë.”

Thoma Mastora u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet se vrau çiftin e të moshuarve, 80 e 84 vjeç pasi piu kafe në banesën e tyre më datë 2 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos