Një 40-vjeçar në Tropojë plagos me mjete të forta tre persona

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 17:57 | Kronikë

Një 40-vjeçar në Tropojë plagos me mjete të forta tre

Një 40-vjeçar në Tropojë është shpallur në kërkim pasi plagosi me mjete të forta tre persona të tjerë. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 

40-vjeçari, i cili është banues në fshatin Dushaj, dyshohet se i ka sulmuar tre personat e tjerë pas një konflikti. Tre të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, njoftohet se në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos