
Foto nga vendi i aksidenti në aksin Lushnje-Fier
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete që lëviznin me drejtim Lushnje-Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar.

Foto nga vendi i aksidenti në aksin Lushnje-Fier
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit
Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. (A2 Televizion)