Gjykata në pikë të hallit, togat e zeza në Durrës, drejtësi me patriotizëm

Nga Elitjona Doko
13 Qershor 2024, 15:39 | Kronikë

Gjykata e shkallës së parë e juridiksionit të përgjithshëm në Durrës, nuk disponon as ambientet dhe aq organikën e gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës në funksion të dhënies së drejtësisë. Në këtë konkluzion ka dalë vetë zëvendëskryetari i kësaj gjykate, sipas të cilit pamjaftueshmëria e ambienteve bën që proceset gjyqësore të humbasin si solemnitetin ashtu edhe besueshmërinë e publikut.

Sikur të mos mjaftojnë ambientet e pamjaftueshme, gjykata e Durrësit operon edhe me më pak se gjysmën e gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës që duhej të kishte, duke ngarkuar gjyqtarët aktualë me procese përtej mundësive.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Durrësit ka shpjeguar edhe mënyrën se si do ja dalin gjyqtarët e Durrësit për të dhënë drejtësi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos