Gjykata rrëzon ankimin e Ilir Metës, lë në fuqi vendimin e Prokurorisë për mosnisjen e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 16:39 | Kronikë

Gjykata rrëzon ankimin e Ilir Metës, lë në fuqi vendimin e

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar si të pabazuar në prova dhe ligj ankimin e paraqitur nga Ilir Meta kundër vendimit të Prokurorisë për të mos nisur hetimet mbi kallëzimin e tij kundër punonjësve të burgut 313.

Gjykata e Shkallës së Parë e cilësoi kërkesën e ish-presidentit si të pabazuar në prova dhe në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë të 21 janarit 2026 për mosfillimin e procedimit penal

Vendimi u mor në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve, ndërsa ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Meta kishte kundërshtuar vendimin e prokurorisë, pasi pretendonte se punonjësit e burgut 313 kishin shpërdoruar detyrën dhe i kishin shkelur të drejtat, duke mos e lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit. Ai kishte ngritur pretendime edhe për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit në paraburgim.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi zhvilloi seancën gjyqësore në Dhomë Këshillimi (pa praninë e palëve), për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kërkuesi Ilir Metaj me objekt : “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”:

V E N D O S I :

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Ilir Metaj me objekt “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

2.Shpenzimet proceduriale siç janë kryer.

3.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

U shpall në Tiranë, sot me datë 21.07.2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos