Gjyqtarë e zyrtarë burgjesh, zbulohen disa nga emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarreste

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 12:03 | Kronikë

Gjyqtarë e zyrtarë burgjesh, zbulohen disa nga emrat ndaj të

Zbulohen disa nga emrat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste në saj të një operacioni të nisur nga SPAK këtë të mërkurë.

Kështu mësohet se urdhërarreste për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie. 

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, uniformat blu janë duke ekzekutuar 30 masa sigurie të kërkuara nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit dhe është vazhdim i hetimit të dosjes “Plumbi i Artë”.

Gazetari Armand Bajrami raporton se hetimi i drejtuar nga prokurorja Doloreza Musabelli është vazhdimësi e operacionit “Plumbi i Artë”, ku me pendesën e Nuredin Dumanit u zbardhën një numër i lartë vrasjesh dhe atentatesh në vend.

Mendohet se nga dëshmia e Dumanit dhe dekriptimi i materialeve të vëna në dispozicion nga autoritetet blege të drejtësisë, nga aplikacionet SKY dhe EncroChat janë dokumentuar të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në këto tre qytete po ekzekutohen të paktën 23 urdhërarreste.

Mes personave për të cilët ka masë sigurie janë edhe Franc e Hajdar Çopja të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai. Po ashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe zv/drejtorin e burgut të Bradasheshit Martin Musaj dhe dy oficerë policie, pasi dyshohen për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.

LISTA e MASAVE TË SIGURISË: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamçja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos