Morën peng 35-vjeçarin, arrestohen 2 persona

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 11:07 | Kronikë

Morën peng 35-vjeçarin, arrestohen 2 persona

Policia ka finalizuar operacionin e koduar "The debt", duke ekzekutuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për 2 shtetas dhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar "The debt". Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Punohet për kapjen e shtetasit T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", dhe "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos