Çështja “Gërdeci”, për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur dhe akuzohet për “shpërdorim detyre” do të rikthehet në gjykatë në 11 shtator.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Mediut, që ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish.
Ekspertet financiarë kanë dorëzuar përgjigjet e ngritura nga ana e avokatëve të Mediut në Gjykatën e Posaçme, por avokatët e ish-ministrit dhe SPAK kërkuan kohë për tu njohur me përgjigjet dhe seanca u shty për në shtator.
Deri më tani për çështjen “Gërdeci” janë zhvilluar 6 seanca, të cilat janë shtyrë të gjitha. (A2 Televizion)