Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e së dielës në një banesë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00.
Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Tom Kola" ne Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit 62 vjeçar.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Vetë gjyqtari nuk ka komentuar pas ngjarjes. (A2 Televizion)