Si përfitohej legalizimi në këmbim të votave. Arrestimet në kadastër, SPAK zbardh skemën

Nga A2 CNN
27 Prill 2024, 09:36 | Kronikë

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme policia ka vënë në pranga katër persona për llogari të hetimeve në Kadastër. Pas ekzekutimit të urdhër arresteve, vetë SPAK zbardhi dhe akuzuat për të arrestuarit, të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, iu kërkonin vota personave gjatë zgjedhjeve vendore të 2019-ës, në këmbim të qëndrimit në punë dhe nxjerrjes së lejes të legalizimin për ndërtimet informale në zonën e Saukut.

Gjithashtu me veprimet e tyre në bashkëpunim, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

Ndërsa Alqi Hajdini, i cili është lënë në arrest shtëpie, jurist i Aluiznit dhe më pas në ASHK dhe Ylli Baruti, i cili luante rolin e sekserit kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa personave në këmbim të parave. Ylli Baruti është në masën ‘detyrim paraqitjeje’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos