Një i moshuar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është përplasur nga një makinë pasditen e së premtes në Fier.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në rrugën "Jani Bakalli". Sipas policisë, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.
71-vjeçari ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)