Një burrë 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij.
Sipas policisë, burri, i identifikuar si F.B., banues në fshatin Tërbaç, gjatë një konflikti, në banesë, ka goditur me shkop, djalin e tij 24-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)