Gjykata ka vendosur të lirojë Mariela Berishën, duke i caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa ka lënë të pandryshuar masën "detyrim për paraqitje" për motrën e saj, Antonela Berisha. Të dy motrat akuzohen për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në një lokal në zonën e Kodrës së Diellit, ku modelja Klea Prenga u godit me shishe në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje për shkak të natyrës së dhunës dhe përfshirjes së personave të njohur në publik. Klea Prenga, e njohur si modele, ka marrë plagë të rënda në fytyrë, ndërsa motrat Berisha akuzohen për sulmin që ka ndodhur pas një sherri që shpërtheu brenda lokalit.
Mariela dhe Antonela Berisha dyshohet se kanë përdorur një shishe si mjet për të goditur viktimën, duke i shkaktuar asaj plagë që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore të specializuar.
Pas arrestimit, gjykata ka vendosur të lirojë Mariela Berishën, duke e vendosur në "arrest shtëpie", ndërsa Antonela do të vazhdojë të paraqitet periodikisht në polici, sipas masës së vendosur më herët. (A2 Televizion)