Goditet nga kova e fadromës që po riparonte, vdes 38-vjeçari në Mirditë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2024, 15:08 | Kronikë

Goditet nga kova e fadromës që po riparonte, vdes 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Mirdita ka ndërruar jetë mesditën e së dielës, pasi kova e fadromës që ai drejtonte u shkëput dhe e goditi.

Policia në njoftimin për ngjarjen e rëndë sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh, shkruan A2.

Arbër Caka nuk i mbijetoi plagëve të rënda që mori pasi u godit nga kova e fadromës, raporton A2.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informon policia.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të incidentit që i mori jetën të riut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos