Në burg me 2 vendime, ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon liri në Gjykatën e Lartë

Nga Armand Bajrami
26 Tetor 2024, 20:29 | Kronikë

Teksa mban mbi shpatulla njëkohësisht dy masa sigurie “arrestnë burg”, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, bën përpjekjen e radhës përliri në Gjykatën e Lartë.

Këtë herë ish-kryebashkiaku socialist kërkon të shfuqizojëvendimin e Gjykatës së Posaçme të 4 korrikut që detyronte qëndrimin e tij nëqeli, si i dyshuar për “faksifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Rekursi i Goros është regjistruar në Gjykatën e Lartë dhedo të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtaren Albana Boksi, ndërsaende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.Në këtë çështje, Goro dyshohet nga SPAK se në mënyrë tëjashtëligjshme në vitin 2016 ka bërë pronar të një trualli prej gati 4200 m2 Arqile Bollanon, i njëjti që pas arrestimit të Goros drejtoi edhe si ikomanduar Bashkinë e Himarës.

Referuar hetimit të SPAK, Bollano kishte përfituar nëshkelje të ligjit, pasi më herët ai ishte trajtuar sipas ligjit 7501 dhe kishtepërfituar një sipërfaqe prej 7700 m2.

Por suksesi me shfuqizimin e masës “arrest në burg” nëGjykatën e Lartë për këtë rast, nuk i jep garanci lirie Goros, pasi ndaj tij rëndonedhe një tjetër masë tjetër arresti.

Në këtë dosje tjetër,e cila ëshë depozituar nga SPAK për gjykim në Gjykatën e Posaçme, Goro akuzohetpër “shpërdorim të detyrës” në dy episode. Sipas SPAK, Goro është përfshirë nëregjistrimin e paligjshëm të një sipërfaqeje trualli prej 5512m2 , si edhezhvendosjen e një sipërfaqeje tjetër prej 5080m2.

Të dy sipërfaqet, gati 10 500m2 janë përdorur për një investim strategjik nga një shoqëri me përfaqësuesish-deputetin socialist, Artan Gaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos