“Kërcet” kallashnikovi në periferi të Tiranës, arrestohet një person

Nga Xhensila Kodra
7 Maj 2025, 10:42 | Kronikë

“Kërcet” kallashnikovi në periferi të Tiranës,

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mesnatë në fshatin Kus, në periferi të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije për A2 CNN se policia ishte njoftuar për një konflikt në familje dhe sapo efektivët i janë afruar banesës, Luan Alla ka qëlluar në ajër me kallashnikov, por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Dyshohet se Alla vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai u arrestua nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos