Goditja e grupit të trafikut klandestin nga Shqipëria, SPAK del me njoftim zyrtar

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 15:35 | Kronikë

Goditja e grupit të trafikut klandestin nga Shqipëria, SPAK del me

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal që ndihmonte në kalimin e paligjshëm të kufijve. Sipas SPAK në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit, janë ekzekutuar 7 masa sigurie ndaj personave të dyshuar si pjesë e këtij grupi që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj drejt Malit të Zi. Gjashtë persona janë lënë në arrest me burg dhe një në arrest shtëpie.

Sipas hetimeve, grupi transportonte emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, nga zonat kufitare me Greqinë drejt Hanit të Hotit, në Shkodër. Hetimet kanë dokumentuar disa episode gjatë periudhës maj-korrik 2024, ku dyshohet se janë transportuar dhjetëra shtetas të huaj. Në aktivitet dyshohet se janë përfshirë edhe dy punonjës të policisë kufitare.

Në një prej episodeve, 11 emigrantë që kishin kaluar ilegalisht në Malin e Zi u morën peng nga pesë persona. Me bashkëpunimin e autoriteteve malazeze, pengjet u liruan dhe tre prej pengmarrësve u arrestuan.

SPAK vijon hetimet për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurimit personal ndaj 7 shtetasve, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj.

Masat janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Gjithashtu përveç ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar dhe 11(njëmbëdhjetë) kontrolle personale dhe të banesave të personave të dyshuar.

Hetimi ka për objekt veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/28/4 333/a Kodit Penal.

Ky hetim filloi mbi bazën e referimit të bërë nga Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve proaktive me metoda speciale, nga  ana e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, u evidentua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar veprimtarinë e paligjshme duke konstatuar veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:

J. K., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

E. H., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

A. B., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

M. Gj., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

V. N., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.

K.T., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.

Masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen:

K. B., e dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi të strukturuar kriminal konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetasit e huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare.

Këta shtetas, hynin nga territori i Republikës së Greqisë, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës, në mënyrë të organizuar dhe të drejtuar nga një person për çdo grup. Grupet përbëheshin nga 3-4 deri në 50 persona. Organizatorët, bashkë me shoqëruesin i transportonin deri në kufirin verior të Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës, ku priteshin nga persona të tjerë, edhe ata të përfshirë në këtë aktivitet.

Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë qenë të përfshirë në veprime aktive për transportimin dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit, në episodet e mëposhtme:

Episodi i datës 1.5.2024 – Në këtë datë janë transportuar 3 (tre) shtetas të huaj, nga zona e Mëzezit, në Tiranë, drejt pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Episodi i datave 13.5.2024 & 14.5.2024 – Gjatë këtyre datave janë transportuar 21 (njëzetë e një) shtetas të huaj, nga hyrja e qytetit të Gjirokastrës, buzë rrugës kryesore në afërsi të fshatit Mashkullorë, me destinacion rrugën nacionale që lidhet me pikën e kalimit kufitar “Hani i Hotit”, pranë fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Episodi i datave 19.6.2024, 20.6.2024 & 21.6.2024 – Gjatë këtij episodi është kryer transporti i 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, të cilët janë marrë në fshatin Dardhë, në qytetin e Korçës dhe më pas janë transportuar në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, Shkodër.

Episodi i datës 28.6.2024 – Gjatë kësaj dite janë transportuar 17 (shtatëmbëdhjetë) shtetas të huaj nga fshati Dardhë, në Korçë, në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në fshatin Vukpalaj, në Malësinë e Madhe, Shkodër.

Episodi i datës 7.7.2024 – Gjatë kësaj dite është tentuar të kryhet transporti i 4 (katër) shtetasve të huaj nga Qarku i Korçës drejt  zonës së Hanit të Hotit. Në këtë datë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Maliq, janë arrestuar në flagrancë shoferi që bënte transportin e tyre dhe janë kryer veprime të tjera proceduriale.

Episodi i datave 8.7.2024 & 9.7.2024 – Në këto data është realizuar transporti i paligjshëm i 12 (dymbëdhjetë) shtetasve të huaj nga fshati Jorgucat, në Gjirokastër, në drejtim të fshatit Vukpalaj-Bajzë, në Malësi të Madhe, pranë rrugës “Lulashpepe”. Në këtë episod rezultojnë të përfshirë edhe dy punonjës të policisë kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, të cilët me veprime aktive kanë kryer kalimin e këtyre emigrantëve të paligjshëm, në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Episodi i datave 23.7.2024 & 24.7.2024 – Përgjatë këtyre datave është realizuar transporti i paligjshëm të 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, nga Bilishti Korçë në drejtim të Tiranës dhe më pas nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit Shkodër. Rezulton se pas transportit të emigrantëve të paligjshëm në Hanin e Hotit Shkoddër, ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi dhe janë ndaluar e marrë peng nga 5 shtetas me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Malit të Zi është bërë lirimi i pengjeve dhe arrrstimi i tre prej pengmarrësve të emigrantëve të paligjshëm.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon punën intensive hetimore për identifikimin e të gjithë personave, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos