Tensionet në protestën para Ministrisë së Arsimit, studentët ndezin zjarr dhe godasin efektivët e policisë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 16:10 | Kronikë

Tensionet në protestën para Ministrisë së Arsimit,

Tensione të forta janë regjistruar në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës dhe, sipas raportimeve nga terreni, kanë goditur efektivët e policisë.

Tensionet në protestën para Ministrisë së Arsimit,

Situata është përshkallëzuar, ndërsa një pjesë e efektivëve është tërhequr nga kordoni i parë i sigurisë, që mbron godinën e Ministrisë së Arsimit, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e protestuesve, shkruan A2CNN. 

Tensionet në protestën para Ministrisë së Arsimit,

Sipas informacioneve paraprake, gazi lotsjellës ka prekur edhe një pjesë të efektivëve të policisë.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihen momentet e tensionit, ndërsa gazetari Anesti Bajramemaj raporton se protestuesit po godasin punonjësit e policisë.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos