PD bojkoton territorialen, PS i fton për ndryshime kushtetuese, nga 101 deputetë te rajonet

Nga Indrit Maraku
13 Tetor 2026, 15:39 | Politikë

PD bojkoton territorialen, PS i fton për ndryshime kushtetuese, nga 101

Bojkotin e paralajmëruar të Komisionit të dytë të Reformës Administrative Territoriale, demokratët duket se e nisën që në Konferencën e kryetarëve. Jorida Tabaku ishte e vetmja përfaqësuese e PD.

Arsyet e PS për një tjetër komision të posaçëm, lidhur me kompetencat, financat dhe rolin e rajoneve, sipas opozitës janë të njëjtat e paraqitura prej tyre në korrik kur kërkuan zgjatjen e afatit dhe u refuzuan nga shumica për numrin e bashkive.

Tabaku kërkon vëmendjen dhe ndërhyrjen e ndërkombëtare teksa pohon se është në komunikim me Komisionin Europian.

Grupi parlamentar demokrat do të vendosë nëse do ta çojë çështjen në Kushtetuese, por Taulant Balla për këtë nuk është i shqetësuar.

Socialistët tashmë sytë i kanë nga reforma zgjedhore.

Klima e acaruar politike nuk pengon kreun e grupit parlamentar socialist të ftojë rivalët në dialog për reformë kushtetuese. Kartonët për votimin imponojnë konsensusin.

Sa i përket referendumeve, Balla pohon se po punohet me OSBE për një ligj të ri, ku fton dhe opozitën të bëhet pjesë e hartimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos