Pretendon lirimin nga burgu, Dritan Dajti kërkon lidhje live me avokatët në gjykatë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 14:09 | Kronikë

Ka dështuar seanca në Gjykatën e Elbasanit, që kishte si objekt kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Dritan Dajtit, i cili pretendon se i ka përfunduar koha e burgimit me 25 vite burg, përpara se Gjykata e Lartë të vendoste dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Për arsye sigurie, Drejtoria e Burgjeve nuk kishte kryer shoqërimin e tij në sallën e gjyqit, duke mundësuar lidhje me anë të një videokonferencë. Por i dënuari Dajti, gjatë videokonferencës ka kërkuar që të kishte edhe pamje të avokatëve me të cilët përfaqësohet në këtë proces, gjë e cila nuk ju mundësua nga teknika e gjykatës së Elbasanit.

Në këto kushte, Dajti nuk ka pranuar vijimin e procesit, ndërsa gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës për në datën 15 korrik. Aktualisht, Dritan Dajti vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos