Grabitet banesa e Ernest Simonit, ngjarja kur 97-vjeçari po takonte Mbretin Charles

Nga Igli Çelmeta
18 Shtator 2026, 19:50 | Kronikë

Banesa e kardinalit shqiptar Ernest Simoni është grabitur mesditën e së enjtes. 97-vjeçari shqiptar që i mbijetoi dhunës dhe burgut të regjimit komunist ndodhej në Londër, ku zhvilloi një takim me Mbretin Charles në momentin kur autorët thyen derën e blinduar.

Nga banesa rezulton të jenë marrë rreth 30 mijë euro, disa sende prej ari dhe pak gjëra të tjera. Në apartament kardinali jeton së bashku me nipin dhe familjen e këtij të fundit, por ata kishin dalë nga banesa për t’u kthyer rreth orës 23:00, ku dhe kishin konstatuar thyerjen dhe vjedhjen.

Muri ishte çarë me dy dalta dhe dera e blinduar ishte hapur. Shtëpia ishte kthyer përmbys, shkruan A2.

Karabinierët mbërritën menjëherë, ndërsa policia shkencore kreu kqyrjen në kërkim të ndonjë gjurme që mund të çojë tek autorët e vjedhjes. Pas shumave të parave që i përkitnin nipit të kardinalit, janë dhe disa medalje dhe një vulë prej ari.

Mediet italiane zbulojnë se në momentin që është njoftuar 97-vjeçari është shqetësuar për statujat që kishte aty, ndërsa është qetësuar kur mësoi se asnjë prej tyre nuk ishte prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos