
Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një lokal në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i riu është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)