Heroinë e fshehur brenda proshutës dhe 70 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Milano

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 09:33 | Kronikë

Heroinë e fshehur brenda proshutës dhe 70 mijë euro, arrestohen

Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia në Milano, pasi në garazhin e tyre janë gjetur 5.2 kilogramë heroinë.

Disa prej pakove të drogës ishin futur brenda pakove me proshutë kalabreze dhe qeseve me vakum.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e dy shqiptarëve dhe ka gjetur 70 mijë euro kesh.

Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos