Hetimet ndaj Ergys Agasit, masë sigurie për ekspertin e kriminalistikës në polici

Nga Igli Çelmeta
22 Shtator 2026, 10:16 | Kronikë

Hetimet ndaj Ergys Agasit, masë sigurie për ekspertin e

Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar dy masa të tjera sigurie.

Bëhet fjalë për Fatjon Kallucin, shef tek Laboratori Shkencor i Policisë dhe për Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, për të cilët është ekzekutuar masa e arrestit me burg.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t, me kontrolle në ambiente private në pronësi të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në të njëjtën dosje raportohet se Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në kuadër të dosjes së AKSHI-t, më herët janë marrë masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre ish-drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos