Hodhën molotovë në protestën e 10 shkurtit, gjykata jep masat e sigurisë për 14 të arrestuarit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 12:08 | Kronikë

Hodhën molotovë në protestën e 10 shkurtit, gjykata jep

Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për të 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës më 10 shkurt në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

A2 CNN raporton se prokuroria kishte kërkuar 2 arreste me burg, 3 arreste në shtëpi dhe për 9 prej tyre detyrim paraqitje.

Ata dyshohen për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si edhe të përfshirë në veprimet për dëmtimin e pronës shtetërore dhe hedhjen e molotovëve në drejtim të punonjësve të policisë apo edhe të institucioneve shtetërore.

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dolën për masë sigurie shtatë persona të tjerë. Ata ishin të gjithë të mitur dhe ndaj tyre gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Ndryshe nga dita e djeshme kur pranë gjykatës ishin disa përfaqësues dhe deputetë të Partisë Demokratike, ditën e sotme nuk pati ansjë të tillë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos