I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 10:40 | Kronikë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në operacionin e koduar “Kllojka”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Muhamed Çeca, 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë të Bërzhitës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta si dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:

-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos