Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 10:11 | Kronikë

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet

Policia e Matit ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga fshati Drita i Burrelit, pasi u kap teksa qarkullonte me automjet i dehur dhe i armatosur me pushkë.

Ai u ndalua në aksin rrugor “Burrel–Komsi për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë Mat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri pushkë, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë dhe automjeti me të cilin udhëtonte.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip "Volkëagen" me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos