
18-vjeçarja Natalie M., e cila dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri pas mesnate në një hotel në zonën e Saukut në Tiranë, ndodhet në gjendje stabël në Spitalin e Traumës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se e reja është koshiente dhe ka marrë një plumb në pjesën e kraharorit, me plagë tejshpuese hyrje-dalje.
Aktualisht ajo ndodhet në observim dhe po mbahet nën kujdesin e stafit mjekësor.
Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Vladimir Gjutën dhe Mirvete Gjutën me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
A2 CNN mëson se djali që ka qenë në dhomën e hotelit me vajzën është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i njohur për policinë. Por sipas saj kur është vetëplagosur, ka qenë vetëm në dhomë dhe jo me të dashurin e saj Erisjan Gjuta.
A2 CNN raporton se kur është pyetur nga policia ajo deklaronte se ishte plagosur vetë, por nga marrja në pyetje e oficerëve të policisë, rezultoi se ajo dhe shtetasi Erisjan Gjuta kishin qenë në të njëjtën dhomë në ambientet e hotel Gjuta në Sauk.
Më pas këtë shtetase e kanë dërguar me taksi në spitalin e Traumës dhe janë larguar. Ajo ka deklaruar se është vetëplagosur, por policia ka dyshime se edhe mund të jetë plagosur, por nuk ka mundur ta vërtetojë, për shkak se në hotel nuk kishte kamera sigurie.
A2 CNN mëson gjithashtu se kur është pyetur në spital 18-vjeçarja ka deklaruar se ka bërë disa gabime në jetë prandaj ka ndërmarrë edhe veprimin ekstrem dhe se kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen. Fillimisht në spital 18-vjeçarja nuk e ka treguar të saktë mbiemrin.
(A2 Televizion)