Humb jetën në spital i dënuari

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 18:12 | Kronikë

Humb jetën në spital i dënuari

Një 42 vjeçar i dënuar ka ndërruar jetë këtë të hënë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Gjevalin Lika, raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon famijen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos